Lajme

Hoxha kërkon nga Hahn përshpejtim për liberalizimin e vizave

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 01 October 2018

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn gjatë Konferencës së 14-të të Rajoneve dhe Qyteteve të Evropës që po mbahet në Salzburg.

Ministrja kërkoi mbështetjen e Hahn që procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për kosovarët të përshpejtohet dhe përmbyllet gjatë këtij viti.

“Ne i kemi përmbushur të gjitha kushtet nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Ne jemi duke çuar përpara Agjendën e Reformave Evropiane, dhe me dinamikë të shtuar po realizojmë masat e planifikuara nga MSA-ja, ceku Ministrja Hoxha. Pas përmbushjes së kushteve përkatëse, presim qe edhe vendet anëtare dhe institucionet e BE-së të kryejnë të gjithë hapat procedural dhe procesi te përmbyllet pa vonesa”, thuhet në kumtesën për media,

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera