Lajme

Hoxha: Isa Mustafa po kërkon koalicion me PDK-në

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 13 January 2020

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha, ka thënë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, po kërkon me çdo kush koalicion me PDK-në.

“Logjika e LDK-së është si e atij tipit që bërtiste ngado se i kishin humbur 10 milionë dollarë. Kur e pyetën se ku i gjeti tërë ato parà, u përgjigj thjesht: “Nuk ka rëndësi ku i gjeta, e rëndësishme është që i humba”.

Por të gjithë e dinin të vërtetën, ai nuk e kishte patur kurrë një shumë të tillë. Dhe të gjithë e dinë mirë se kur nuk ke asgjë mund të thuash se ke humbur miliardat. Kryesia e LDK-së kërkon të këtë atë që nuk e ka patur kurrë. Dhe Lëvizja, kësi kryesie ia jep edhe këtë”- ka thënë Hoxha.

-Advertisement-

Hoxha shtoi se tani kryesia e Lidhjes Demokratike po kërkojnë edhe pozitën e kryeparlamentarit që e kanë votuar vetë.

“Kjo kryesi, si në historinë e tipit që ka humbur milionat që nuk i ka patur, mendon ende se është partia më e madhe që në fakt nuk është, mendon ende se ka kokat më të ditura, tashmë të gjithë në të shkuarën, sepse në të tashmen ka Lutën dhe Agimin. Pra, mund të kërkojë edhe postin e kryeparlamentarit që vetë e votoi. Adoleshentë të plakur, apo pleq të kapur nga e rinia e tyre e gabuar? Kjo nuk është dilema ime, por e atyre që votojnë për ta “- shtoi Hoxha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera