Lajme

Hoxha i reagon Graincës: Betonizoje mirë liftin e VV-së, se me bo m’u prishë, shkon me ramje t’lirë

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 05 April 2021

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, i ka kushtuar një shkrim ish-bashkëpartiakes së saj, Adelina Grainca, e cila dje iu bashkuar Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky reagim erdhi pasi Granica mbrëmë mori pjesë në raundin e dytë dhe të tretë të votimit për zgjedhjen e presidentit.

“Adelinë, moj Adelinë, Për t’u zhvilluar duhesh me i kalu shkallët. E duke i ngjitur ato me besim, përkushtim e durim takon rrugës plot miq, përkrahës e dashamirë”.

-Advertisement-

“Por, meqë zgjodhe liftin e VV -së, betonizoje mirë se me bo m’u prishë, shkon me ramje t’lirë”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera