Fokus

Hoxha i njohur tregon se a kishte më shumë shqiptar apo serb në veri të Mitrovicës para lufte

Autori: Islam Morina 23:21 | 16 September 2022

I ftuar në emisionin N’Konak me Islam Morinën, hoxha Enis Rama ka rrëfyer për fëmijërinë e tij, ku asokohe ai kishte jetuar në Mitrovicën e Veriut.

Hoxha ka thënë se nuk e di statistikisht si ka qenë demografia por e di që në zonat rurale të veriut ka pasur shumë më shumë shqiptarë se sa serb, madje ai thotë se edhe në zonën urbane shqiptarët u kanë bërë konkurrencë serbëve për të qenë shumicë.

“Unë realisht kam jetu fillimisht në Lagjen e Boshnjakëve, pastaj baba e ka fitu një banës nga puna ku ka punu dhe pastaj kam jetu në pjesën taman veriore. Statistikisht nuk e di ta them të drejtën si përqindje por kemi qenë shumë më shumë se tash, madje në zona të caktuara kemi qenë shumicë, kjo është e njohur ngase pjesa urbane ka qenë më e banuar me serbë, por sa e kujtoj në pjesët tjera periferike kanë qenë shumë më tepër të populluara me shqiptarë edhe pse edhe brenda pjesës urbane ka pas shumë shqiptarë që ndodh ta konkurrojnë edhe të jenë në kohë të caktuar edhe shumicë dominonte në atë kohë”, ka thënë kryetari i Bashkësisë Islame të Mitrovicës, hoxhë Enis Rama./Gazeta Infokus/

Të tjera