Lajme

Hoxha: Heqja e vizave këtë vit, e pamundur

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 19 March 2019

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka deklaruar se në takimet që ka zhvilluar në vende të ndryshme të BE-së ka kuptuar se heqja e vizave për Kosovën nuk është prioritet pa përfunduar zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Se heqja e vizave gjatë këtij viti është pothuajse e pamundur, mendon edhe njohësi i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli.

Vasolli ka thënë se liberalizimi i vizave ka të bëjë me zhvillimet në BE, por edhe me problemet e sistemit të drejtësisë në vend.

-Advertisement-

“Procesi i liberalizimit është shumë më shumë një proces politik sesa teknik. Debatet në BE rreth Brexitit, zgjedhjeve të majit, por edhe çështjet rajonale siç është dialogu me Serbinë e taksa për produkte nga Serbia e kanë bërë më të vështirë vendimmarrjen, respektivisht e kanë bërë shumë më të vështirë të kemi një pozicion më të qartë se kur mund të presim që liberalizimi i vizave të ndodhë. Askush nuk e di datën e saktë, as në Kosovë e as në BE”, ka thënë Vasolli për “Zërin”.

Duke i vlerësuar këto, ai ka thënë se heqja e vizave për këtë vit është e pamundur teknikisht dhe politikisht.

Sipas tij, këtë çështje e kanë zvarritur edhe mosluftimi i mjaftueshëm i krimit të organizuar dhe korrupsionit, vonesa në arritjen e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, mosunitetin e partive politike të Kosovës në procesin e dialogut, si dhe taksa e vënë ndaj produkteve serbe.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera