Sport

Hoxha flet për përballjen me Feronikelin

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 31 May 2020

Me 2 qershor pritet edhe zyrtarisht të rikthehet futbolli kosovar me ndeshjen e parë të Kupës, Prishtina – Drenica.

Pas një dite, Ballkani vendas do ta presë Feronikelin, të cilët janë fitues aktual të Kupës, shkruan Gazeta Olle.

Sulmuesi i njohur i Ballkanit, Arbër Hoxha e ka cilësuar si mjaft të vështirë përballjen ndaj Feronikelit.

-Advertisement-

Por, sipas tij, Ballkani është përgatitur mjaft mirë dhe pritet të jetë i gatshëm që pas tre muajsh t’i rikthehen fushës së gjelbërt.

“Ndeshja me Feronikelin do të jetë një ndeshje shumë e vështirë duke e marr parasysh që kthehemi nga një moment aspak i mirë. Unë mendoj që do ketë probleme në këtë fillim por jo vetëm për ne, por edhe për skuadrat tjera”, tha fillimisht Hoxha.

“Ne jemi përgatit maksimalisht për ndeshjen që na pret me ‘Niklin’, gjithsesi e kemi analizuar kundërshtarin mjaft mirë deri në këto momente dhe shpresojë shumë në kualifikim në finale”.

Kundërshtari i preferuar në finale? “Së pari dua të përfundojmë punë me Feronikelin dhe të sigurojmë kualifikimin tonë në finale, pastaj me cilën skuadër do të ballafaqohemi mbetet të shihet”, përfundoj Hoxha.

Ky i fundit, ka shkëlqyer këtë vit në Superligën e Kosovës, ndërsa me gjasë gjatë verës mund ta shohim në ndonjë skuadër evropiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera