Lajme

Hoxha: Është dëshmuar paaftësia jonë për ta ndryshuar gjendjen në veri pa ndërkombëtarët

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 28 December 2022

Analisti, Ylli Hoxha, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është kthyer në pikën zero.

Ai ka thënë se është kuptuar paaftësia e lidershipit kosovar për ta ndryshuar gjendjen në veri pa koordinim ndërkombëtar.

Por sipas tij, nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe vetëm se është dëshmuar se nuk ka kapacitete për ta ndërruar gjendjen në veri pa leje të ndërkombëtarëve.

-Advertisement-

“Jemi kthy në situatën zero. Brenda kësja periudhe është dëshmu paaftësia e lidershipit që të ndryshojë gjendjen në veri me iniciativë vetanake pa koordinim ndërkombëtar”.

“S’ka ndodhë gjë e madhe…Bindja që ekziston që ta ndryshojmë gjendjen si rezultat i vullnetit tonë, ka tregu që nuk funksionon”, ka deklaruar Hoxha në RVD

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera