Lajme

Hoxha e PDK-së: Ka shkelje flagrante të ligjit për çështjen e librave

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 14 September 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për çështjen e librave, duke thënë se ka shkelje flagrante të ligjit, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të enjten.

Vendimi i Ministrisë së Arsimit, që udhëhiqet nga Arbërie Nagavci, që prindërit t’i blejnë vetë librat shkollorë për fëmijët e tyre këtë vit dhe pastaj të rimbursohen ka nxitur reagime të ashpra, veçanërisht tek opozita. MASHT-i është arsyetuar se ka marrë këtë vendim për të ndalur keqpërdorimin që u bë gjatë viteve të kaluara me blerjen e librave.

“Ky është viti i tretë që nis mbrapsht, edhe pse s’ka as pandemi, as grevë. Si ka mundësi që një qeveri që gojën e ka plot barazi të sfidojë këtë parim kushtetues. Kemi të bëjmë me shkeljen e ligjit në fuqi për ndarjet buxhetore si dhe ligji që është në fuqi për arsimin parauniversitar. Të gjitha këto vendime paraqesin shkelje flagrante ligjore. Lista e shkeljeve dhe parregullsive është e gjatë. 3 milionë euro të digjitalizimit ka shkuar për subvencionimin derisa reforma e premtuar në arsim mbetet në sirtar”, ka thënë Hoxha para deputetëve të Kuvendit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera