Fokus

Hoxha Drilon Gashi i shkarkuar nga BIK, “Nga të gjej punë tjetër, kur me mish e shpirtë ju kam kushtuar fesë”

Autori: Halil Berisha 22:25 | 11 September 2019

Drilon Gashi u shkarkua nga pozita e imamit të xhamisë së Vitomiricës nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Kjo u bë pasi këta të fundit pretendojnë se deklarimet e Gashit bien ndesh me doktrinën islame që bazohet në Kuran dhe Synet.

Sipas Gashit kjo u bë pa të drejtë, pasi deklaratat e tij janë nxjerr nga konteksti.

-Advertisement-

“Do t’i ndjeku procedurat e ligjet, do t’i ndjeki të drejtat e mija përmes ligjit edhe kjo është e drejtë e imja, nuk mundet me ma ndalë kërkush, unë sot e parashtrova një ankesë në BIK, ishalla bën dobi, ju kam tregu që gjërat që më kanë akuzu mua nuk qëndrojnë, krejt i kanë nxjerr prej kontekstit edhe janë manipulime e shantazha që kanë ardhë edhe bazën e kanë prej kryeimamit të Bashkësisë Islame në Pejë, e pastaj jam shku në komision diciplinor për shkak të këtyre gjërave e në fund u përjashtova”

Gashi në një intervistë për gazetën inFokus shton se tani do të përdorë të gjitha rrugët për të kundërshtuar vendimin që ky e cilëson të padrejtë.

Mirëpo, në të kundërtën, Gashi thotë se e ka problem të gjej punë, pasi krejt përgatitjen gjatë jetës së tij ia kushtoi fesë islame.

“Çka do të bëjë, do të ankohem edhe në inspektoratin për punë, nëse edhe aty nuk pinë ujë atëherë do ta bëjë një padi në gjyq e nëse edhe atëherë nuk ka mbetë tjetër gjë veç me prit me gjetë një punë tjetër, po është problem kah me gjetë një punë tjetër kur profesioni im me mish e me shpirtë ju kam kushtuar fesë islame tash BIK që është institucioni më i madh fetar në vendin tem mos me më pranu, mos me kanë në gjendje me ma dhanë një xhami diku, nuk kam lyp poste të mëdha, një xhami të vogël diku, as ata, nuk ka vend për mu në asnjë xhami në katun”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera