Lajme

Hoxha dorëzon detyrën të ministri i ri i Drejtësisë(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 11 September 2017

Ish-ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha i ka dorëzuar sot detyrën ministrit të ri Abelard Tahiri.

Hoxha e ka vlerësuar Tahirin si një personalitet të shquar të politikës nga Partia Demokratike e që Kosovës me angazhimin e tij, ka dëshmuar performancë të jashtëzakonshme, transmeton Infokusi.com

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të Hoxhës:

-Advertisement-

Sapo dorëzova detyrat dhe përgjegjësitë e Ministres së Drejtësisë, tek Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Kam kënaqësinë të theksoj që këtë post tejet të rëndësishëm qeveritar, e merr një personalitet i shquar i politikës nga Partia Demokratike e Kosovës që me angazhimin e tij, ka dëshmuar performancë të jashtëzakonshme, në resorët ku ishte deri më tash përgjegjësi e tij.

Puna një vjeçare në Ministrinë e Drejtësisë ishte përplot sfida dhe suksese, konsideroj se Ministri Tahiri, do të ketë mbështetjen e duhur të stafit në Ministri, ashtu sikur unë, për të përmbushur agjendat euro-integruese ku në thelb është fuqizimi i sundimit të ligjit.

Ministrit Tahiri i urova punë të mbarë dhe suksese, e bindur se resori i Drejtësisë do të udhëhiqet me kompetencë dhe përgjegjshmëri të lart, duke dhënë rezultate në fushën e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përshpejtimin e agjendës euro-integruese.

Punë të mbarë dhe suksese Ministër Tahiri!/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera