Lajme

Hoxha, Donika Gërvallës: Lej llafet

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 04 May 2021

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha i ka reaguar ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxha ka shkruar se Gërvalla duhet të merr guximin dhe ta vendos flamurin e Kosovës.

“Donika Gërvalla ka përkthyer dokumente kundër UÇK-së vetëm për ta fituar azilin”

-Advertisement-

“Zonja kryediplomate a e ka shfletu ligjin për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës. Si përfaqësuese e shtetit nuk mundesh çështjet e aktivitetet e shtetit t’i ilustrosh me flamurin kombëtar i cili është shenjues i Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Hoxha.

Tutje Hoxha ka shkruar se ministrja Gërvalla duhet t’i lë llafet dhe të punojë.

“Merr guxim ministre – vendose flamurin e Kosovës. Shumë punë ju pret duke nisë nga respektimi i simboleve të shtetit e tutje. Leni llafet…”, ka përfunduar Hoxha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera