Lajme

Hoxha dhe miku i tij katolik që u bënë të pandashëm që nga ushtria

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 07 November 2021

Përqafimin vëllazëror, po e bëjnë pas shumë vitesh.

Nga kombi janë të njejtë, por dallimi i vetëm mes tyre është religjioni fetar.

Miqësinë e ngushtë, prijësi i fesë islame dhe shoku i tij i fesë katolike, e krijuan qysh në vitet e tetëdhjeta, atëherë kur edhe kanë qenë që të dytë ushtar të ish ushtrisë jugosllave.

-Advertisement-

“Si m’ka tregu që është hoxhë, hoxha gjithmonë e ka pas përkrahjen time”.

Por një ngjarje gjatë detyrës në ushtri, kishte bërë që hoxha Jahir Beqiri edhe Pal Laskaj të krijojnë miqësi të afërt me njëri-tjetrin.

“S’isha mësu që dikush të më ofendon Zotin, njëri nga ata desetarët ma shau, pa menduar unë i rash dhe ai u rrëzua erdhën policia ushtarake më arrestuan.”

Pasi që e kishte goditur ushtarin, komandanti i ushtrisë, kishte pretenduar, se hoxha i ka thënë se do ta vrasë ushtarin.

“Ata ma vunë në akuzë tjetër kinse kam thënë se ka me vra, ishte freskët nuk ishte moti që ishte vra Aziz Kelmendi atyre i konvenojke që me thënë se unë kam thënë se do ta vras,thash jo në rresht për një ka qenë Pal Laskaj”.

Pal Laskaj tregon se çfarë i tha komandanti të tij .

“Ky se ka duru, e ka lyp i ka ra, qat fjalë se ka fol hoxha, pas shërbimit ushtarak një kohë kontakti me hoxhën na ka hupur, pas lufte kemi rënë në kontakt dëgjohemi në telefon, m’i uron festat”.

Kjo miqësi, kishte bërë që të kujdesen për njëri-tjetrin edhe në ceremonitë fetare.

“Unë e kam mbajtur ramazanin edhe pse ka qenë i besimit katolik, kur ka qenë kujdestar, ka ardhe më ka thirr për syfyr, por edhe byrek për iftar”, ka thënë hoxha Jahir për RTK-në.

Të dytë dhanë edhe një mesazh për fund, që feja nuk mund të përçajë shqiptarët.

“E kam vëlla të gjakut, vëlla të kombit, unë e kam fenë katolike, e dua fenë teme, e respektoj fenë e hoxhës”, tha Pal Laskaj.

Kurse hoxha tha se i ndan veç besimi.

“Na danë vetëm besimi, unë i besimit mysliman, ky i të krishter”, ka thënë hoxha Jahir.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera