Lajme

Hoxha-Dedës: S’ka nevojë ta mbështesim askë, PDK-në e dërgojmë vet në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 06 July 2017

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se PAN-i nuk i kanë votat por po hapin mjegull duke thënë se i kanë.

Duke diskutuar për mundësin e zgjidhjes së krizës që mund ta kaploj vendin, Deda në emisionin ‘Rrokum Roll’ ka bërë një thirrje për AAK-në dhe Nismën.

“Ju bëjë thirrje AAK-së dhe Nismës që të bashkohen me LAA dhe VV e ta bëjmë qeverinë, ta dërgojmë PDK-në në shtëpi”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Ylli Hoxha i VV-së duke shkruar në Facebook. Ai ka theksuar se nuk ka nevojë të mbështetet askush, pasi veq VV e vetme e dërgon PDK-në në shtëpi.

“Ilir Deda:Ju bëjë thirrje AAK-së dhe Nismës që të bashkohen me LAA dhe VV e ta bëjmë qeverinë, ta dërgojmë PDK-në në shtëpi!

Koment: Ilir, nuk ke nevoje fare per mbeshtetje te AAK dhe Nisma qe ta dergojme PDK-ne ne shtepi! Mjafton vetem LAA te jete e vendosur per kete gje, dhe kryhet kjo pune!”, ka shkruar Hoxha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera