Lajme

Hoxha, Borrellit: Policia e Kosovës s’bën arrestime arbitrare dhe të jashtëligjshme

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 24 June 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i është përgjigjur një qëndrimi të Komisionarit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell që tha që nuk do të tolerojnë arrestime jashtëligjore.

“Përgjigja jonë është se Policia e Kosovës është insitucioni i vetëm i mandatuar për zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës. Veprimet tona janë të bazuara në ligj”, është shprehur Hoxha, përcjell KlanKosova.tv.

“Të gjitha veprimet tona policore, përfshirë arrestimet bëhen përmes procesit të hetimeve. Asnjë arrestim nga Policia e Kosovës nuk është arbitrar, as i jashtligjshëm, por i bazuar në ligj”.

Hoxha ka theksuar se të gjithë shkelësit e ligjit do të indetifikohen dhe do të dërgohen para drejtësisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera