Lajme

Hovenier uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 30 July 2024

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar Laura Fazliun për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

“Urime Laura”, ka shkruar Hovenier në një postim në platformën X, derisa e ka shpërndarë një shkrim të Komitetit Olimpik të Kosovës në të cilin i urohet medalja e fituar Laurës.

Mitrovicasja bëhet xhudistja e dytë kosovare në Paris që arrin të kurorëzohet me medalje. Para saj, Distria Krasniqi e rrëmbeu të argjendtën.

-Advertisement-

Fitorja e “Lakit” erdhi në Golden Score, pasi kundërshtares së saj iu dhanë tri “Shido”, 2 për pasivitet në luftë dhe një për shtyrje.

Kjo është hera e parë që 23-vjeçarja kosovare merr pjesë në Lojëra Olimpike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera