Lajme

Hovenier: S’tërhiqemi nga partneriteti me qytetarët e Kosovës, jemi dhe do të jemi me ta

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 29 February 2024

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffey Hovenier, ka zhvilluar një takim me gazetarë në të cilin i është përgjigjur një mori pyetjesh.

Hovenier ka folur edhe për raportet Amerikë-Kosovë dhe marrëdhënien me qeverinë aktuale në Prishtinë.

Çfarë ka theksuar zëshëm diplomati amerikan, është se ShBA-ja nuk do të tërhiqet asnjëherë nga partneriteti që ka me popullin e Kosovës.

-Advertisement-

“ShBA-ja është e përkushtuar siç ka qenë gjithmonë ndaj popullit të Kosovës. Kemi qenë me qytetarët e Kosovës nga fillimi, jemi me qytetarët edhe tani dhe do të jemi me ta. Tani jemi me ta, siç e thashë në kontekst të vizionit tonë, i cili ne besojmë se është i ndarë në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutës së këtij vendi, si sovran, demokratik, multietnik, në të cilin të gjithë qytetarët jetojnë në kushte paqeje dhe të sigurisë. Kjo është çështja”, është përgjigjur Hovenier.

“Ne nuk do të tërhiqemi nga angazhimi dhe partneriteti me qytetarët”, ka theksuar ai.

“Siç e kam thënë edhe më parë, kjo nuk do të thotë se çdo qeveri e Kosovës do të ketë mbështetje për zgjedhjet që do t’i bëjë. Në masën që zgjedhjet e tyre përputhen me atë vizion, ne do t’i mbështesim ato. Në masën që ne besojmë se këto zgjedhje i ulin ose i pengojnë ato objektiva, ne do të jemi kritikë”.

Hovenier duke folur për raportin me qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti ka thënë se një partneritet i degraduar ka pasoja dhe implikime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera