Hovenier: S’po e mbrojmë dinarin, ne jemi të shqetësuar për ndikimin e Rregullores së BQK tek minoritetet
Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 29 February 2024
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, në një bashkëbisedim me gazetarë, pjesë e të cilit diskutim ka qenë edhe Gazeta Express, ka folur për çështjen e dinarit dhe qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raport me Rregulloren e re të BQK-së.
Hovenier ka sqaruar pozicionin e SHBA-së, duke thënë se nuk janë duke e sfiduar përgjegjësinë apo autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe as s’janë duke e mbrojtur dinarin, por se qëndrimi amerikan për këtë çështje lidhet vetëm me shqetësimin e Washingtonit zyrtar për ndikimin që Rregullorja e BQK-së ka tek minoritetet, në mënyrë të veçantë tek serbët lokalë dhe për mënyrën se si ajo rregullore është implementuar, shkruan Gazeta Express.
“Më lejo të sqaroj atë që mendoj që është keqkuptuar apo atë se për çfarë komuniteti ndërkombëtar shqetësohet. Siç kam thënë unë disa herë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë thënë, ne nuk jemi duke sfiduar përgjegjësinë apo autoritetin e BQK, ne s’po provojmë të mbrojmë dinarin, SHBA-ja s’merr qëndrim se cila monedhë qarkullon në Kosovë, është për autoritetet e Kosovës të vendosin”, ka thënë Ambasadori Amerikan, raporton Gazeta Express.
Diplomati amerikan ka sqaruar se pse SHBA-ja mendon që çështja e dinarit duhet te diskutohet në kuadër të dialogut, duke përmendur këtu edhe Planin e Ahtisarit dhe zotimet e bëra nga Kosova, zotimet të cilat Hovenier thotë se kanë qenë edhe arsye pse SHBA ka përkrahur pavarësinë e Kosovës, e që lidhen me kujdesin e veçantë të Kosovës për minoritetet.
“Ajo çfarë ne shqetësohemi është krejtësisht ndryshe, që e kemi thënë disa herë dhe që kërkon diskutim në dialog, dhe është çështja se si Rregullimi I BQK-së ka hyrë në fuqi dhe ndikimi i një Rregulloreje të tillë tek minoritetet dhe minoritetet e prekshme në Kosovë, përfshirë serbët etnik në Kosovë. Pse kemi thënë që është çështje e dialogut është shumë e qartë, sepse është.
Nën Planin e Ahtisarit, nën kushtet nën të cilat Kosova ka marrë përkrahjen tonë për pavarësi, janë bërë zotime për lidhur me mbrojtjen speciale dhe rregullimet specifike për minoritetet në Kosovë, një nga to ka qenë që Serbia do të jetë në gjendje që të ushtrojë të drejtën për të dhënë përkrahje sociale për individët dhe për shërbime sociale, si arsimi dhe shëndetësi. Mënyra se si e bën këtë Serbia është çështje bilaterale e rëndësishme. Shqetësimi ynë ka qenë me mënyrën se si Qeveria e ka miratuar këtë Rregullim. Ka qenë në mënyrë të ngutshme”, ka thënë Hovenier.
Ai tutje ka shtuar se Rregullorja e re e BQK-së është bërë pa folur me serbët lokalë dhe pa përgatitje paraprake.
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...