Lajme

Hovenier: Shoqëria civile ka ndihmuar në avancimin e të drejtave të njeriut në mbarë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 28 March 2023

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot është takuar me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka thënë se është i frymëzuar dhe mirënjohës për mundësinë që e pati të diskutojë për të drejtat e njeriut me përfaqësues të shoqërisë civile kosovare.

“Avokimi i tyre i paçmuar ka ndihmuar në avancimin e të drejtave të njeriut në mbarë Kosovën. Të drejtat e njeriut janë universale. Ato vlejnë për të gjithë, kudo”, ka shkruar Hovenier.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera