Lajme

Hovenier: SHBA s’ka vendosur masa që ndikojnë në marrëdhënie tregtare

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 18 October 2023

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur edhe për sanksionet në të cilat është aktualisht Kosova, e të cilat i janë vendosur nga Bashkimi Evropian.

Ai ka thënë se SHBA-ja nuk ka vendosur masa që do të ndikonin në marrëdhëniet tregtare të Kosovës.

“Ne po flisnim për marrëdhënien me SHBA-në, andaj SHBA-ja nuk ka vendosur masa që do të ndikonin në marrëdhëniet tregtare të Kosovës apo në cilësinë e marrëdhënies tonë ekonomike, dhe kjo është e gjitha që unë mund të them për këtë”, ka deklaruar ai në ATV.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera