Hovenier: Rastin e Klan Kosovës nuk e shohim vetëm si çështje të regjistrimit të biznesit, por si çështje të lirisë së medias

Autori: Gazeta inFokus
17:15 | 01 August 2023
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se nuk është fshehtësi që Amerika dhe partnerët ndërkombëtarë janë të brengosur thellë me vendimin për tërheqjen e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
“Kemi lëshuar qëndrim bashkë me ambasadat e vendeve të QUINT-it, disa orë pas vendimit për tërheqje të licencës së biznesit. Ne nuk e shohim këtë çështje vetëm si regjistrim të biznesit, por si çështje të lirisë së medias dhe si të tillë e adresojmë”, është shprehur Hovenier.
“Kemi mësuar nga pronarët e Klan Kosova se kanë dorëzuar dokumentet e reja të regjistrimit. Kurdo që një qeveri merr vendim që mund të ketë ndikim në mediat e pavarura, organizatat e transmetimit, është diçka që duhet pasur kujdes të madh të rishikimit, deri te rezultati në fund, sepse liria e medias është aq e rëndësishme”.
“Kjo është pikëpamja jonë. Kërkojmë që qeveria ta zgjidhë këtë çështje në mënyrë transparente, të drejtë dhe të shpejtë”, ka shtuar Hovenier ndër të tjera.
Ai pas pjesëmarrjes në ngjarjen ku u dorëzuan 250 kamera të trupit për Policinë e Kosovës, u është përgjigjur edhe komenteve të tjera të bërë nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje për takimet e tij me pronarët e Klan Kosovës.
“Kam parë këto komente dhe jam befasuar ngase nuk mendoj që këto komente janë të bazuara në realitet. Jam takuar me drejtues biznesesh dhe takimet e mia nuk kanë lidhje me vendimet që marrin zyrtarët qeveritarë. Mohoj se ShBA po provon të ndikojë në vendimet e gjykatave. ShBA bashkë me partnerët qëndrojnë për lirinë e mediave”.

Të tjera
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...