Hovenier: Propozimi evropian është pako e përkohshme, qëllimi ynë afatgjatë është njohja reciproke
Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 01 March 2023
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se propozimi evropian është lëvizje e rëndësishme në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, por është diçka e përkohshme.
Hovenier ka thënë se ani pse ky propozim e bën situatën shumë më të favorshme në procesin e bisedimeve, qëllimi afatgjatë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është njohja reciproke që të rezultojë në fund të këtij procesi.
Ai, po ashtu, ka thënë se përkushtimi i ShBA-së në këtë drejtim as nuk është zbehur e as nuk është zvogëluar.
“Dua të them edhe se ky nuk është fundi. Ko nuk është marrëveshja e fundit. Nuk mund të jetë. Kjo është pako e përkohshme. Kjo është lëvizje e rëndësishme përpara; sigurisht që e bën situatën shumë më të favorshme. Por, qëllimi ynë afatgjatë, qëllimi afatgjatë i Shteteve të Bashkuara mbetet i njëjtë, dhe presidenti Biden dhe sekretari Blinken iu referuan atij sërish në mesazhet e tyre për Ditën e Pavarësisë, hiç më larg se muajin e shkuar, se përfundimisht e shohim këtë proces duke rezultuar në njohje të ndërsjellë. Nuk po flasim që ajo të ketë në qendër njohjen eventuale të ndërsjellë, sepse ajo reflekton realitetin e gjendjes. Por, përkushtimi ynë ndaj kësaj, assesi nuk është zbehur apo zvogëluar”, ka deklaruar Hovenier, në emisionin “Debat Plus”.
Hovenier ka thënë se angazhimi ndërkombëtar është i fuqishëm për procesin e bisedimeve, madje siç është shprehur ai, në një nen të propozimit evropian thuhet se ekziston një komision i përbashkët të kryesuar nga BE-ja për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes.
“Keni emisarë të posaçëm që angazhohen në mënyrë aktive që vërtet e shtyjnë këtë çështje përpara dhe do të vërë në pah se njëri nen i referohet një komisioni të përbashkët të kryesuar nga BE-ja për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes”.
Ndër të tjera, ai ka theksuar mbështetjen në këtë proces edhe të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe presidentit të Italisë, Sergio Mattarella. /Dukagjini/
Të tjera
-
Zbardhet fjalimi – Pjetër Shala: “M’u shkatërrua jeta!”
“Kam shumë për të thënë, por shumicën e fjalëve i shprehën avokatët e mi, kan...
-
Kurti në Stamboll mburret me ushtrinë, tregton problemet me Serbinë
E diela e 2 qershorit shënon ditën e tretë të vizitës zyrtare që një delegaci...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve ...
-
MPJD pyetjet për deklaratat e Presidentes Osmani i quan spekulime
Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donik...
-
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Mekë
215 besimtarët e parë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt ve...
-
Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc
Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ...
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...
-
Ministria e Financave thotë se skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës...
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...