Lajme

Hovenier përsërit vizionin e ShBA-së në mbështetje të integrimit euroatlantik të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 21 December 2022

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, sot ka bërë të ditur se ka pasur një diskutim të shkëlqyer me udhëheqësit e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me ambasadorët e Kosovës, në Konferencën së Ambasadorëve.

Ai ka potencuar se kanë ndarë përvojat në punët e jashtme dhe sigurinë kombëtare, si dhe ka theksuar se ka ripërsëritur vizionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbështetje të integrimit rajonal, evropian dhe euroatlantik të Kosovës.

“Diskutim i shkëlqyeshëm me udhëheqësit e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të gjithë ambasadorët e Kosovës në #RKSAC22. Ne ndamë përvojat tona në punën për punët e jashtme dhe sigurinë kombëtare, si dhe ripërsërita vizionin e ShBA-së në mbështetje të integrimit rajonal, evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, shkroi Hovenier në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera