Hovenier për Manastirin e Deçanit: Vendimi duhet zbatuar siç ka vendosur Kushtetuesja
Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 15 October 2022
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se çështja e Manastirit të Deçanit duhet të zbatohet, ashtu siç ka vendosur edhe Gjykata Kushtetuese.
Hovenier tha se beson se kjo është një çështje e shtetit ligjor dhe ashtu siç e kanë kërkuar edhe publikisht, ai vendim duhet zbatuar.
“Kjo nuk është diçka që duhet negociuar apo diskutuar në këtë moment, ndodhi, por gjykata vendosi. Në demokraci ju ndiqni vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Hovenier.
Tutje, ambasadori amerikan tha se Kosova obligohet edhe nga Pako e Ahtisaarit në lidhje me statusin e manastirit.
“Unë isha pjesë e ekipit që ndihmoi në zhvillimin e planit të Ahtisaarit, ne ishim shumë të fokusuar në atë atëherë dhe mbetemi të fokusuar. Shtetet e Bashkuara dhe besoj se mund të flas për partnerët tanë, ndjejnë shumë fuqishëm se Kosova duhet të jetë një vend multietnik, shtet në të cilin të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia etnike, mund të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie, po ashtu besojmë se si pjesë e procesit të Ahtisaarit dhe gjërave tjera kemi obligimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me statusin e kishës”.
“Ahtisaari i vendosi gjërat dhe Qeveria e Kosovës pastaj i zbaton ligjet që janë vërtet mjaft të forta sa i përket mbrojtjes, kornizës ligjore dhe zonave të veçanta mbrojtëse për kishën dhe statusin e saj”, tha Hovenier për Radio Kim.
Të tjera
-
Kaosi energjetik, Tahiri: Kjo është rikthim në vitin 2000
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik ...
-
25 mijë euro për përfundimin e lëndës për bartjen e pronësisë, arrestohen zyrtarët komunal të Graçanicës
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit...
-
Anulimi i vizitave në mes Kosovës e Serbisë vlerësohen lojëra politike
Kosova i është kundërpërgjigjur shpejt Serbisë pasi ministrit të Punëve të Br...
-
Bislimi bën thirrje të festohet me zemër, jo me ạrmë
Edhe këtë vit Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e duhura për festat e fund...
-
Zogaj: Kosova duhet të krenohet me mbarëvajtjen dhe mekanizmat e zgjedhjeve
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka lavdëru...
-
Deri në gjysmë ore pritje, kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovë
Mërgimtarët ia kanë mësyer Kosovës për pushime. Në hyrje bashkatdhetarët p...
-
Gucati për Kurtin: E kom ditë që ky njeri s’vjen me na vizitu kurrë, Bislimit nuk ia dhashë dorën
Hysni Gucati, ish-kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, ka...
-
Kurti: Me Hovenierin, marrëdhënia me ShBA-në ka arritur në nivele të reja
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
FSK nga 16 dhjetori me staf të ri kuzhinierësh, thotë ministri i Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se nga data 16 dhjetor ka f...
-
Drenasi, kampione në Grantin e Performancës Komunale, për herë të gjashtë radhazi
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se komuna që udhëhe...
-
Festat e fundvitit, trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan
Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbas...
-
Problemet me mungesën e energjisë elektrike, nesër banorët e fshatit Bardhosh organizojnë protestë
Shumë vende në Kosovë ditëve të fundit po përballen me mungesë të energjisë e...