Lajme

Hovenier për Gjykatën Komerciale: Rindërtim i besimit të sektorit privat në sistemin gjyqësor të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 03 August 2022

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mirëpritur nisjen e punës së Gjykatës Komerciale nga e hëna.

Hovenier thotë se inaugurimi i kësaj gjykate është një hap i madh përpara për rindërtimin e besimit të sektorit privat në sistemin gjyqësor të Kosovës.

“Mirëpritëm inaugurimin e Gjykatës Ekonomike të Kosovës të hënën. Kjo gjykatë, e mbështetur nga USAID do të përshpejtojë zgjidhjen e kontesteve komplekse komerciale dhe është një hap i madh përpara për rindërtimin e besimit të sektorit privat në sistemin gjyqësor të Kosovës”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera