Lajme

Hovenier për Asociacionin: Themelimi i tij s’ka opsion, është marrëveshje ligjërisht e obligueshme

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 30 December 2022

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey  Hovenier, gjatë takimit me gazetarë është pyetur në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Ai është shprehur se themelimi i këtij Asociacioni nuk ka opsion dhe sipas tij është një marrëveshje ligjërisht e obligueshme të cilën, siç u shpreh ai, Kosova e ka marrë përsipër.

“Mbetet një qëndrim I qartë politik I SHBA-së. Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe s’ka opsion. Është një marrëveshje ligjërisht e obligueshme të cilën Kosova e ka marrë përsipër. Një marrëveshje ligjërisht e obligueshme që është konfirmuar nga Kuvendi i Kosovës. Shtetet nuk  mund të vendosin se çfarë marrëveshje ligjërisht të obligueshme e implementojnë apo s’e implementojnë. Ato janë marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Kosova është një shtet që ndjek zbatimin e Ligjit”, tha ambasadori.

-Advertisement-

Ai tha se besojnë fuqishëm që është edhe në interesin e Kosovës që ta bëjë një gjë të tillë.

“Kështu që pritja jonë është që Kosova e implementon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ne gjithashtu besojmë fuqishëm që është edhe në interesin e Kosovës që ta bëjë një gjë të tillë. Ky është një element i rëndësishëm kësaj përpjekjes së gjerë për të përshpejtuar normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por pa marrë parasysh Serbinë, kjo është një gjë shumë e rëndësishme për Kosovën. Serbët e Kosovës janë qytetarë të Kosovës, banorë të Kosovës, ata gëzojnë të drejtat në Kosovë, ata duhet të marrin të drejtat dhe mbrojtjen nga shtetit sikur të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera