Lajme

Hovenier: Pasioni i kosovarëve për të festuar Pavarësinë e SHBA-ve, unik

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 05 July 2024

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka shprehur mirënjohjen e tij për gatishmërinë e kosovarëve në shënim të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Në një postim në X, duke shpërndarë dhjetëra fotografi nga manifestimi, Hovenier ka thënë se ndihet i gëzuar për pjesëmarrjen e madhe ne festimin e djeshëm në Prishtinë

“Pasioni i kosovarëve për t’u bashkuar me ne në festimin e Ditës së Pavarësisë Amerikane është unik, dhe për këtë jam thellësisht i nderuar. Gëzuar 4 Korriku për të gjithë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera