Lajme

Hovenier pas takimit QUINT – Kurti: Situata të në Veri të deeskalojë, por s’kemi pajtim si të bëhet kjo

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 29 May 2023

Pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, thotë se folën për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Hovenier thotë se nuk mund të deklarojë se ka një marrëveshje me Kurtin se si duhet të ndodhë shtensionimi i situatës, megjithatë tregon kërkesën që ia kanë bërë Kurtit.

“Kemi marrëveshje se deeskalimi duhet të ndodhë, por nuk e di se a mund të them se ka marrëveshjes se si duhet të ndodhë ai. Çfarë mund të them është se çfarë SHBA-ja po kërkon është ajo se ne besojmë se nuk është e nevojshme për kryetarët e zgjedhur që të punojnë çdo ditë nga ato objekte [komuna]. Në fakt, ne rekomandojmë që për një afat të shkurtër, kjo të mos ndodhë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Hovenier, i pyetur për përgjigjen që mori nga Kryeministri Kurti, tha se nuk i takon atij të flasë në emër të shefit të Qeverisë, porse ai mund ta japë vetëm qëndrimin e SHBA-së.

Ai tutje ka thënë se siç është bërë betimi i kryetarëve të rinj shqiptarë të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit në objekte alternative, duhet të vazhdojë edhe puna e tyre.

Në fund, ai i ka dënuar sulmet ndaj automjeteve zyrtare të KFOR-it, të Polciisë së Kosovës dhe të ekipeve mediale, si dhe sulmet ndaj gazetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera