Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, në përvjetorin e vdekjes së sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, kanë bërë homazhe para bustit të saj në kryeqytet.
Hovenier, në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se Albright, ishte mike e vërtet e Kosovës, e cila ka shpëtuar jetë të panumërta.
“Sot, iu bashkova presidentes Vjosa Osmani për të bërë homazhe për Sekretaren Albright në njëvjetorin e vdekjes së saj. Lidershipi i Sekretares Albright në regjion ka shpëtuar jeta të panumërta. Një mike e vërtetë e Kosovës, puna dhe trashëgimia e saj mishërojnë partneritetin e fuqishëm midis dy vendeve tona”, tha ai.
Ndërsa Osmani ka thënë se populli i Kosovës do ta kujtojë atë përgjithmonë si një fanar shprese në kohët tona më të errëta.
“Së bashku me ambasadorin e SHBA-ve, Hovenier nderuam ish-sekretaren Madeleine Albright në përvjetorin e ndarjes nga jeta. Populli i Kosovës do ta kujtojë atë përgjithmonë si një fener shprese në kohët tona më të errëta. Ne vazhdojmë të udhëhiqemi nga lidershipi i saj shembullor”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar në njëvjetorin e ndarjes nga jeta ish Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Kurti ka thënë se ajo e kuptoi thellë dhimbjen e të tjerëve dhe e kaloi jetën e saj duke mbrojtur lirinë, përfshirë atë të Kosovës.
“Sot, një vit nga vdekja e saj, ne nderojmë Madeleine Albright, një diplomate e njohur dhe sekretaren e parë femër të shtetit. Pasi u largua nga vendi i saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo e kuptoi thellë dhimbjen e të tjerëve dhe e kaloi jetën e saj duke mbrojtur lirinë, përfshirë atë të Kosovës”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Together with @USAmbKosovo Hovenier, we paid tribute to former Secretary Madeleine Albright on the anniversary of her passing.
The people of Kosovo will forever remember her as a beacon of hope during our darkest times. We continue to be guided by her exemplary leadership. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/2Ldfk28ppi
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 23, 2023
Today, one year since her passing, we honor Madeleine Albright, a trailblazing diplomat and the first female secretary of state. Having fled her home country during WWII, she deeply understood the pain of others and spent her life defending freedom, including that of Kosova. pic.twitter.com/7eSmac9ERj
— Albin Kurti (@albinkurti) March 23, 2023
Today I joined @VjosaOsmaniPRKS to pay tribute to Secretary Albright on the 1st anniversary of her death. Secretary Albright’s leadership in the region saved countless lives. A true friend of Kosovo, her work and legacy embodies the strong partnership between our two countries. pic.twitter.com/14h03abfi0
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 23, 2023