Hovenier: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
16:06 | 31 January 2023
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se “nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik” të saj.
“Ne kundërshtojmë rreptësisht krijimin e një entiteti që i ngjan Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Hovenier.
Ai i bëri komentet pas një diskutimi që organizoi të martën Ambasada amerikane në Prishtinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Marrëveshja për formimin e këtij asociacioni është arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por ajo nuk është zbatuar kurrë.
Në Prishtinë, zyrtarët thonë se nuk mund të lejojnë formimin e një asociacioni njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa në Beograd insistojnë në themelimin e tij.
Hovenier tha se SHBA-ja pret që “Kosova t’i përmbushë obligimet e saj”.
“Ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, që beson se mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, i pavarur, multietnik, demokratik, dhe siguron të drejtat e pakicave në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Hovenier.
“Kjo është vendimtare, kjo është e rëndësishme, kjo është urgjente”.
“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje politike, për t’u siguruar se ai funksionon në interes të të gjithë kosovarëve”, shtoi ai.
Ambasadori amerikan theksoi se partneriteti i SHBA-së me Kosovën “është i palëkundur”.
“Diskutimi i sotëm reflektoi miqësinë tonë të thellë dhe të gjatë me popullin e Kosovës. Ne donim t’i kuptonim këndvështrimet e pjesëmarrësve për Asociacionin, çfarë mund të jetë, si mund të realizohet për qytetarët e Kosovës, por edhe çfarë kapacitetesh nuk mund apo nuk duhet të ketë”, tha ai.
Sipas ambasadorit, diskutimi në ambasadë, ku morën pjesë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, liderë të partive politike, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe diplomatë, u përqendrua në tri gjëra.
“Së pari, si mund të funksionojë një asociacion në praktikë? Pjesëmarrësit në këtë takim ngritën një sërë temash, përfshirë pikëpamjet mbi përgjegjësitë e mundshme dhe kufizimet e mundshme të Asociacionit. Së dyti, si mund të funksionojë një asociacion sipas kornizës ligjore të Kosovës? Sërish, dëgjuam opinione të ndryshme, përfshirë Marrëveshjen e Brukselit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese [të Kosovës] të vitit 2015. Së treti, si mund të kontribuojë një asociacion në zhvillimin ekonomik dhe ofrimin efektiv të shërbimeve të Qeverisë për serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera pakicë? Dëgjuam pikëpamje sesi Asociacioni mund të ndihmojë t’i adresojë çështjet dhe nevojat që janë thelbësore për çdo komunitet”, tha Hovenier.

Të tjera
-
Rutte pas takimit me Trump: Topi është qartë në fushën e Rusisë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar situatën aktuale ...
-
AAK-ja s’ndryshon qëndrim, nuk e votojnë as nesër Haxhiun
Nesër me fillim të orës 10:00 pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit ...
-
Deda: Konjufcën krejt Kuvendi e voton – nuk e di pse Haxhiu e ka pranuar nominimin
Analisti politik, Ilir Deda, ka thënë se kur VV-ja s’ka të drejtë t’i kërkojë...
-
Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka konfirmuar se ka pasur t...
-
Çitaku: Kosova është më e madhe se egoja e Kurtit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka komentuar ...
-
Ngërçi për kryeparlamentarin, edhe seanca e së premtes pritet të dështojë
Edhe seanca e nesërme pritet të jetë e njejtë sikurse seancat e kaluara si kë...
-
Krasniqi: LVV e pakënaqur me Glauk Konjufcën
Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, deklaroi se ish-kryetari i Kuv...
-
VV e konfirmon: Kemi pranuar të bëjmë ministre Duda B
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka konfirmuar se partia ka pr...
-
Tërmet në Shqipëri
Para pak minutave ka ndodhur një tërmet në shtetin e Shqipërisë. Termeti k...
-
Kurti për takimin Porfirije-Putin: Partneritet strategjik që e vë rajonin në rrezik serioz
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se takimi mes kreut të Kis...
-
Shkarkimi i Kryeshefit të KOSTT, raportohet se dosje për keqpërdorimet e tij janë deponuar në Prokurori
KOSTT ka njoftuar të enjten përmes një komunikate se kanë shkarkuar Evetar Ze...
-
Trump fillon të shesë online veshje të vitit 2028, shtohet ideja se do garojë për mandat të tretë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka filluar të shesë veshje të vitit 2028 ...