Lajme

Hovenier mirëpret administratoren Power: Jam mirënjohës për kontributin e tyre në avancimin e prioriteteve tona

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 12 May 2023

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se sot ka mirëpritur në objektin e ambasadës, administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Hovenier përmes një statusi në Twitter ka shkruar se administratoren Power e ka prezantuar tek ekipi i ambasadës.

“E mrekullueshme për të mirëpritur PowerUSAID, te ambasada amerikane në Prishtinë dhe ta prezantoj atë me ekipin tonë të përkushtuar. Çdo ditë, jam mirënjohës për kontributin e tyre në avancimin e prioriteteve tona strategjike, duke përfshirë mbështetjen për një Kosovë gjithëpërfshirëse, demokratike, ekonomikisht të begatë”, ka shkruar Hovernier në Twitter.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy