Lajme

Hovenier: Miqësia jonë është e kamotshme, SHBA është në krah të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 12 October 2022

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffry Hovenier ka thënë se marrëdhënia në mes të shtetit që ia përfaqëson dhe Kosovës është shumë e mirë.

Në një intervistë në Context, në ATV, diplomati amerikan ka thënë se shteti i tij ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara dhe Kosova janë miq të kahmotshëm. Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar përkrah Kosovës për kohë të gjatë dhe edhe Kosova i qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara. Kemi marrëdhënie njëmend të mira me këtë qeveri. Kam marrëdhënie të mira personale me presidenten Osmani dhe me kryeministrin Kurti dhe kontaktet në mes të qeverive janë të forta dhe të fuqishme. Kështu ka qenë edhe me qeveritë e kaluara sepse ta them sërish, kemi miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm”, tha Hovenier.

-Advertisement-

Ai ka folur edhe për takimet me sekretarin Blinken derisa nënvizon faktin se ata dëshirojnë që marrëveshjet e mëhershme të dy shteteve të zbatohen.

“Nuk ma merr mendja. Pjesë e bisedimeve tona me qeverinë e Kosovës ka qenë dëshira jonë që të shohim zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme. Kjo do të përfshinte edhe elemente të Zotimeve të Uashingtonit, si dhe të marrëveshjeve të Brukselit. Por, ne kemi partneritet të fuqishëm; komunikojmë gjatë gjithë kohës. Me siguri e dini se dje, sekretari Blinken foli me kryeministrin Kurti. Ky është vetëm një shembull. Ata janë takuar më herët gjatë verës. Kemi marrëdhënie të fuqishme, partneritet të fuqishëm”, tha ambasadori amerikan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera