Lajme

Hovenier: Mediat e lira dhe të pavarura, thelbësore për demokracinë

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 16 August 2023

Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeffrez Hovenier, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me përfaqësues të disa prej mediave në vend.

Pas takimit, Hovenier ka thënë se ishte kënaqësi takimi me ta, dhe se pa media të lira e të pavarura, nuk ka demokraci.

“Gjithmonë kënaqësi për të pritur përfaqësues të mediave në Ambasadën e ShBA-së. Sot ndava pikëpamjet e mia për çështjet e fundit që kanë të bëjnë me partneritetin dhe punën tonë në Kosovë. Gjithashtu kisha kënaqësinë që dëgjova më shumë prej tyre për sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët dhe mediat kosovare. Mediat e lira dhe të pavarura janë thelbësore për demokracinë”, shkroi Hovenier në një postim në Twitter.

-Advertisement-

Gjatë këtij takimi, Hovenier foli për shumë çështje, për të cilat mund të informoheni duke klikuar KËTU.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera