Lajme

Hovenier me letër lamtumirëse për Escobarin: Ishte nder të punoja me të për t’i avancuar qëllimet e ShBA-së në dialog

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 16 May 2024

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka uruar sukses Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në detyrën e tij të re.

Hovenier tha se ishte i nderuar të punonte me Escobarin për të avancuar qëllimet e ShBA-së në Kosovë dhe në dialogun Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e BE-së.

“E falënderoj për përkushtimin e tij të palodhshëm për avancimin e vizionit tonë për një Kosovë dhe Ballkan Perëndimor të sigurt, të begatë dhe demokratike”, shkroi Hovenier.

-Advertisement-

Escobar, detyrën e tij të re do ta marrë më 1 qershor të këtij viti.

Gërvalla: Qeveria zotohet që deri në fund të majit ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera