Hovenier komenton nenin 7, thotë se Asociacioni është pjesë e rëndësishme e marrëveshjes

Autori: Gazeta inFokus
21:05 | 01 March 2023
Neni i shtatë i planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është një nga nenet më së shumti të komentuar së fundmi, sidomos pjesa për “vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë…”.
I pyetur për këtë nen, ambasadori i ShBA-së në Kosovës në një intervistë për Dukagjini, ka thënë se “një pjesë e saj do të duhet të diskutohet në kontekst të planit të zbatimit”.
Hovenier tha se çështja e vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë është referencë për Asociacionin.
“Kjo është pyetje e drejtë, dhe, natyrisht, një pjesë e saj do të duhet të diskutohet në kontekst të planit të zbatimit. Por, gjithashtu do t’i referohesha nenit dhjetë, i cili flet se palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”, ka thënë ai.
“Pra, sërish mendoj se kjo çështja e nivelit të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë është referencë për Asociacionin dhe sërish, tashmë e kam shprehur në këtë intervistë, dhe, shumë herë, i kam shprehur pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara se kjo është pjesë e saj, se përparimi në çështjen e Asociacionit është pjesë e rëndësishme e zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe çka është më me rëndësi, deri në një masë edhe për Kosovën që e përmbush atë vizionin e përbashkët që e kemi si një shtet shumetnik, sovran e demokratik”, ka vijuar ai.
Hovenier është shprehur se vizioni i ShBA-së për Kosovën është që jetë demokraci sa më e suksesshme.

Të tjera
-
Analizat e Agon Zejnullahut dërgohen jashtë Kosovës, shkak mosfunksionimi i laboratorit të Toksikologjisë në IML
Mostrat për analizë të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahut, janë dërguar në Maqedon...
-
PE miraton raportin për Shqipërinë: Mbështetje për reformat dhe anëtarësimin në BE
Më 9 korrik 2025, Parlamenti Evropian miratoi raportin për Shqipërinë, duke k...
-
Kryeziu: Votimi i fshehtë për Kryetarin e Kuvendit, cenon parimet e transparencës
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se votimi i fshehtë për ...
-
Bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit, shkak zjarri në afërsi të tunelit në Maqedoninë e Veriut
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është bllokuar rruga Shk...
-
Europoli godet rrjetin e dr*ogës në Spanjë, Itali dhe Shqipëri, arrestohen 28 persona
Europol, në bashkëpunim me policinë italiane zhvilloi të martën e 8 korrikut ...
-
Si do të kompletohet raporti i IML-së për Agon Zejnullahun? Laboratori i Toksikologjisë jashtë funksionit që disa muaj
Rasti i të riut Agon Zejnullahu në Lipjan, ka shkaktuar reagime të mëdha në o...
-
Theret me thikë një person në Prishtinë
Një rasti i therjes ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Ulpiana në Prishti...
-
Çitaku – Kurtit: Jo Albin, ne gjithmonë e kemi respektuar Policinë, ti ke hedhur gurë e mllef ndaj tyre
Sot kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për rastin ...
-
Avokati mbron pesë policët e dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut, gazetari e pyet: “A i kishe përballu ti pesë persona mbi trupin tënd?”
Avokati Besnik Berisha, që mbron pesë zyrtarët policorë të dyshuar për vrasje...
-
PAMJE: Aksident i rëndë te rruga C në Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën C në Prishtinë. Sipas pa...
-
Gjykata refuzon kërkesat e PDK-së dhe Odës Ekonomike për masë të sigurisë ndaj vendimit të ZRRE-së për tregun e hapur energjetik
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se Gjykata Themelore në P...
-
Lushaku- Sadriu për Paris Gurin: Sot, në Kuvend u sulmua jo një deputet, por një zë i ri që guxon të kërkojë llogari
Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Jehona Lushaku- Sadriu, ka thënë se deputeti t...