Lajme

Hovenier kërkon implementimin e marrëveshjes së Ohrit

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 24 April 2023

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, edhe një herë e ka theksuar se sa është e rëndësishme që të zbatohet marrëveshja e Ohrit e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 18 mars.

Në një prononcim para gazetarëve, ku u nënshkruan marrëveshjet e mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Iowas dhe universiteteve publike të Kosovës, ai pa dashur të thellohet në bisedë i është referuar një deklarate të lëshuar të dielën mbrëma rreth marrëveshjes së Ohrit, njofton.

“Mbrëmë kemi bërë një deklaratë, e cila flet vetë për rëndësinë e implementimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Hovenier.

-Advertisement-

Kujtojmë se të dielën, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka lëshuar një komunikatë ku ndër të tjera, është ritheksuar edhe rëndësia për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me të gjitha palët relevante për hapat e ardhshëm. Ne gjithashtu ritheksojmë rëndësinë dhe përkushtimin tonë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit”.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për ta lexuar reagimin e plotë të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera