Hovenier: Kërkesat tona ndaj Kosovës nuk janë presion, janë legjitime dhe jam shumë rehat me atë çfarë kërkojmë
Autori: Gazeta inFokus
13:11 | 16 August 2023
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka mbajtur sot një bashkëbisedim me gazetarë në ambasadë e ku kanë folur për zhvillimet e fundit politike, situatën në veri dhe qasjen e SHBA-së dhe BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë.
Hovenier është pyetur nëse do të ketë ndikim në qëndrimin e SHBA-së ndaj sitautës në veri, letra të cilën e kanë nënshkruar më shumë se 50 ligjbërës amerikanë, evropianë e britanikë, e ne të cilën kërkohet një qasje më e ashpër e SHBA-së ndaj Serbisë.
Ambasadori amerikan ka thënë se e marrin seriozisht çfarëdo qëndrimi që vjen nga përfaqësues të zgjedhur të popullit amerikan, megjithatë shton se letra nuk ishte në të vërtetë për Kosovën, por për Serbinë, gjë që Hovenier thotë se nuk është kompetent të flasë meqë është ambasdor i SHBA-së në Kosovë.
Ai tutje ka thënë se SHBA-ja nuk po kërkon një zgjidhje ku njëra palë fiton dhe pala tjetër humb. Hovenier ka thënë se SHBA beson që mund të ketë një raport me Serbinë dhe Kosovën që nuk ndikon interesin e vendit tjetër në asnjë formë.
Diplomati amerikan ka thënë se ndjehet jashtëzakonisht rehat me kërkesat që SHBA ka ndaj Qeverisë së Kosovës dhe ndaj popullit të Kosovës. Kur ka folur për këto kërkesa, Hovenier ka përmendur tri pikat strategjikë të Ambasadës së SHBA në Prishtinë. Hovenier ka thënë se pika e parë është përkrahja e Kosovës që të marrë vendin e saj në sturkturat evropiane dhe euro-atlantike, përkrahja për zhvillim ekonomik dhe në fund edhe mbështetja për qeverisje të mirë.
Hovenier thotë se ato çfarë SHBA-ja po ia kërkon Kosovës nuk është presion, por janë kërkesa legjitime.
Ai tutje ka thënë se që të plotësohen synimet strategjike amerikane për Kosovën, e që janë anëtarësimi në BE dhe NATO, Kosova duhet të bëjë progress në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Këtu ka përsëritur kërkesën amerikane që Kosova ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, e që Hovenier ka thënë se SHBA e ka bërë disa herë të qartë se si e sheh punën e Asociacionit.
Ambasadori amerikan ka thënë se nuk po kërkojnë Asociacion në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, as në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe gjithashtu as që Asocaicioni të jetë një nivel i tretë i Qeverisjes.
Hovenier ka potencuar se Kosova s’do të mund të avancojë rrugën e saj drejt BE dhe NATO pa bërë progres në dialogun e BE-së.
“Dukshëm që ne e marrim seriozisht çfarëdo qëndrimi të përfaqësuesve të zgjedhur nga populli amerikan. Por në këtë letër nuk është vërtetë për Kosovën. Kjo letër nuk është rreth Kosovës ku unë jam ambassador. Është më shumë për politikën e Serbisë, për të cilën unë nuk jam përgjegjës. Dhe SHBA nuk po kërkon që këtë cështje ta vendos në terma ku fitorja e njërës palë është e barabartë me humbjen e palës tjetër. Fitorja e Kosovës nuk është humbje për Serbinë, dhe një fitore e Serbisë nuk është humbje për Kosovën. Ne besojmë se është e mundur të kemi një raport me Serbinë dhe Kosovën që nuk e ndikon interesin e vendit tjetër në asnjë mënyrë. Si ambasador amerikan në Kosovë jam shumë komfort me atë që po i kërkojmë Qeverisë së Kosovës të bëjë dhe atë që po i kërkojmë popullit të Kosovës. Nuk duhet të ketë dyshim, dhe shpresoj që është shumë e qartë SHBA-ja ka një përkushtim afatgjatë për popullin e Kosovës. Si ambasadë kemi tri pika strategjike. Një nga to është që të mbështesim Kosovën të marrë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euro-atlantike. Ne bejmë një punë të madhe për të avancuar këtë. Nuk duhet të ketë pikëpyetje për këtë. Gjithashtu të ndihmojmë ekonominë e Kosovës që të japë të ardhme për qytetarët e saj dhe qeverisje të mirë. Pra këto janë synimet tona. Çfarë po i kërkojmë Kosovën unë nuk e shoh si presion. I shoh që janë një numër kërkesash legjtime nga SHBA dhe partnerët, që avancojnë këto synime strategjike. Kosova s’do të jetë e aftë të bëhet anëtar e BE-së, nuk do të jetë e aftë të arrijë Partneritetin për Paqe për t’u bërë anëtare e NATO-s, dy synime fundamentale të SHBA-së që dëshiron të ndodhin, pa bërë progres në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kështu që i kërkojmë që të avancojë negociatat dhe konkluzat e negociatave për të themeluar Asociacionin. Dhe kemi qenë të qartë se si e shohim Asocaicionin. Që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe që nuk është një nivel shtesë I Qeverisjes. Ne kemi qenë shumë të qartë. Jam shumë rehat për t’ia bërë këto kërkesa Qeverisë së Kosovës. Mendoj që është politikë e mirë dhe legjitime të shoh këto gjëra teksa avancojnë”, ka thënë Hovenier.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...






























