Hovenier: Jam i befasuar nga ajo që tha Rashiq për Konferencë, duhet vetëm përkushtim nga palët për zbatim marrëveshjesh
Autori: Gazeta inFokus
17:01 | 29 February 2024
Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, ka folur sot edhe për deklarimin e ministrit të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, se një konferencë ndërkombëtare për dialogun Kosovë-Serbi duket në horizont, meqë ndërkombëtarët janë të lodhur me të dy palët dhe me mungesën e progresit në implementim të marrëveshjeve, shkruan Gazeta Express.
Në një bashkëbisedim me gazetarë ku ka qenë e pranishme edhe Gazeta Express, Hovenier ka thënë se është i befasuar nga një sugjerim i tillë, duke thënë se rreth një viti më parë Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje të mirë në Ohër, marrëveshje të cilën SHBA dhe BE e konsiderojnë si ligjërisht të obligueshme.
Ambasadori ka thënë se SHBA nuk sheh nevojë për konferencë ndërkombëtare, por vetëm për vullnet më të fortë politik nga të dy palët për të përmbushur obligimet dhe për të zbatuar marrëveshjet.
“Unë jam i befasuar nga ky sugjerim. Ne kemi një marrëveshje të mirë të arritur rreth 1 vit më parë. Konferenca ndërkombëtarë zakonisht kanë rol për të negociuar tekstet. Epo, ka një marrëveshje shumë të mirë që është arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kohën kur u arrit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë, ne e konsideruam atë ligjërisht të detyrueshme për të dyja palët. Ne bëjmë. Dhe ne e kemi thënë vazhdimisht që nga ajo që presim është zbatimi i plotë dhe i plotë nga të dyja palët i të gjitha detyrimeve të tyre sipas marrëveshjes.Aneksi i zbatimit u miratua një muaj më vonë në Ohër që mbetet qëndrimi ynë, ne nuk e shohim nevojën për një konferencë ndërkombëtare, ne shohim nevojën për një vullnet politik më të fortë, nga të dyja palët për të përmbushur realisht detyrimet që kanë hyrë”, ka thënë Hovenier.
Hovenier ka thënë se duke qenë se është ambasador në Kosovë, mund të flasë për detyrimet që ka Kosova, duker përmendur këtu kërkesën amerikane që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ambasadori ka thënë se nëse do të kishte në Kosovë një Asociacion funksional, çështja e dinarit do të ishte tejkaluar kohë më parë. Ai ka thënë se SHBA është e zhgënjyer që s’ka vullnet politik dhe veprime për zbatim marrëveshjesh.
“Nuk ka nevojë për konferenca. Ka nevojë për vullnet politik dhe veprim që të dyja qeveritë të zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet e tyre. Dhe ne jemi të zhgënjyer që nuk duket se është kështu”, ka deklaruar ambasadori.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...






























