Hovenier i përgjigjet Kurtit: Aparati i politikës së jashtme amerikane nuk është i keqinformuar apo naiv
Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 30 June 2023
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti ndaj deklaratës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili tha se vendimi për të përdorur forcë për të hyrë në ndërtesat komunale në veri është marrë kundër këshillave të SHBA-së dhe BE-së.
Kurti ishte shprehur i pakënaqur për këtë deklaratë, duke e cilësuar si “tolerim” të Vuçiqit. Ai tha se kjo deklaratë është “e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive.
Në Rubikon të Klan Kosovës, Hovenier tha se ShBA-ja nuk është e keqinformuar për Kosovën.
“Komenti im është se në atë çast, ndjenjat ishin të nxehta dhe mendoj se është me rëndësi të pranohet kjo. Nuk besoj që aparati i politikës së jashtme amerikane, unë apo të tjerët jemi të keqinformuar ose naivë. Mendoj se kemi kuptim të mirë të motiveve dhe veprimtarisë dhe veprimeve të aktorëve këtu. Por, qëllimi ynë është i qartë: duam të shohim Kosovën duke ecur përpara në rrugëtimin e saj evropian dhe euroatlantik”,ka thënë Hovenier.
Ai ka deklaruar se ShBA-ja dëshiron që ta shohë Kosovën në rrugën evropiane dhe të ecë para në rrugën e saj euroatlantike dhe evropiane.
“Duam të shohim Kosovën duke marrë vendin e saj në familjen në Evropë. Rruga për të bërë këtë ka qenë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është dëmtuar, penguar nga pikat e nxehta – më e fundit është jashtëzakonisht brengosëse për shkak të situatës në veri. Duam t’i tejkalojmë pikat e nxehta; të vijojmë me punën e vështirë për zbatimin e marrëveshjes së mirë të arritur dhe përfunduar në shkurt, me aneksin për zbatim të marrëveshjes të marsit në Ohër”.
“Presim që të dyja palët ta zbatojnë plotësisht. Duam të punojmë bashkërisht për këtë sepse është punë e vështirë për tu kryer. Më duhet të shtoj këtu se për Kosovën kjo do të thotë të kryejë punën e vështirë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe për Serbinë që t’i zbatojë dispozitat për të cilat është pajtuar në marrëveshje. Por, po kalojmë shumë kohë duke u marrë me pikat e nxehta në veri dhe duam t’i tejkalojmë ato. Nuk mendojmë se kjo është pikëpamje naive, mendojmë se është pikëpamje prej burrështetasi”, ka thënë Hovenier.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...
-
Haradinaj: Fatmir, po i vie era fitore – anëtarësimi në NATO në vitin e parë të qeverisjes
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalici...
-
Hekuran, ku është shpifja këtu? Deputetja Bajrami publikon shifra për kontratat e negociuara
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është kun...
-
Vrạsja e nxënësit në Tiranë, Rama: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles për pushtet
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Britaninë e Madhe komento...
-
Me “Vrapin e Ndryshimit”, shënohet 25-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vazhduar aktivitetet sportive në kuadër të s...
-
Deputeti gjerman: Pas zgjedhjeve në Kosovë, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka deklaruar se rifillimi i dia...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Java që po hyjmë pritet që të jetë me mot me diell e vranërisa. Nuk përjashto...
-
Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Muratit i pengon termi “një burimore”, bën akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale
Pas raportimeve se po hetohen 1 mijë e 700 kontrata me procedurë të negociuar...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...
-
Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra...
-
Vetëvendosje: Komuna e Prishtina po e falimenton “Pastrimin”, të ndalohet tenderi 16.5 milionësh
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart ...
-
Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një i...