Lajme

Hovenier flet për takimin me Abdixhikun: Patëm një diskutim të mirë për një sërë prioritetesh

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 08 June 2022

Ambasadori i Kosovës, Jeff Hovenier ka treguar për takimin që ka pasur gjatë ditës së sotme me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku.

Hovenier ka thënë se pati një diskutim të mirë me zyrtarët e LDK-së për një sërë prioritetesh të përbashkët, shkruan Reporteri.net.

Ndër të tjera Hovenier ka thënë se opozita e përgjegjshme politike luan një rol kritik në shoqëritë demokratike.

-Advertisement-

“Me ftesë të  lidershipit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (@LDKzyrtare), pata një diskutim të mirë me zyrtarët e LDK-së për një sërë prioritetesh të përbashkëta. Opozita e përgjegjshme politike luan një rol kritik në shoqëritë demokratike”, shkruan Hovenier.

Një takim të ngjashëm Hovenier ditë më parë pati edhe me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Aty ishte diskutuar edhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera