Lajme

Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 29 November 2024

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se kanë festuar Ditën e Falënderimeve bashkë me ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë të shoqëruar edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Hovenier është shprehur se është thellësisht falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë larg familjeve të tyre dhe që kontribuojnë për një Kosovë të qetë dhe të sigurt.

“Mirënjohës që festova falënderimet këtë vit me anëtarët e shërbimit amerikan në Kosovë dhe i nderuar që më janë bashkuar Presidentja Vjosa Osmani dhe miqtë tanë kosovarë. Thellësisht falënderues për ushtarët tanë, që shërbejnë larg familjeve të tyre, të cilët çdo ditë po kontribuojnë për një Kosovë të qetë dhe të sigurt. I uroj të gjithëve Gëzuar Ditën e Falënderimeve!”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera