Hovenier: Është pak shpërqëndruese kjo kërkesa e Kurtit për nënshkrim, në vend se të lëvizet përpara me implementim
Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 09 November 2023
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, në një intervistë për “Atlantic Council” ka folur për dialogun Kosovë-Serbi. Hovenier ka thënë se për SHBA-në është çështje e mbyllur nëse Marrëveshja Bazike, Aneksi dhe marrëveshjet paraprake janë obligative, shkruan Gazeta Express.
“Për SHBA-në çështja nëse këto çështje janë obligative për Kosovën dhe Serbinë është e kryer. Është thënë në kohën kur është arritur Marrëveshja Bazike, është thënë për Aneksin e implementimit dhe për gjitha parapraket e miratuara, se këto janë obligime në të cilat kanë hyrë të dy shtetet”, ka thënë ambasadori amerikan.
Ai ka thënë se Marrëveshja Bazike është përfshirë edhe në konkluzat e një prej takimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe se një veprim i tillë s’është gjë e vogël, raporton Gazeta Express.
“BE ka përfshirë tekstin e Marrëveshjes Bazike në konkluzat e një prej takimeve të Këshillit të BE-së dhe kjo është një gjë e madhe”, ka potencuar diplomati amerikan.
Ai ka folur edhe për kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për t’i nënshkruar marrëveshjet. Hovenier thotë se e kuptojnë dëshirën e Kurtit për të pasur më shumë siguri se Serbia ka hyrë në këto obligime, derisa përsërit pocizionin e SHBA-së e që është se Serbia ka hyrë në obligime, sikurse që ka bërë edhe Kosova.
“Ne e kuptojmë dëshirën e kryeministrit, për të pasur një siguri më të madhe nga perspektiva e tij, se Serbia ka hyrë në këto obligime. Unë gjithçka që mund të them se cili është pocizioni ynë, dhe është që Serbia ka hyrë në këto obligime dhe ka bërë premtim të bëjë ashtu, siç ka bërë Kosova”, ka shtuar tutje Hovenier.
Ambasadori amerikan ka thënë se e shohin pak shpërqëndruese punën e nënshkrimit, në vend se të lëvizet përpara me implementimin dhe ekzekutimin nga Kosova dhe Serbia. Hovenier thotë se një gjë të tillë e kanë thënë edhe Scholz, Macron dhe Meloni në qëndrimin e tyre pas takimeve në Bruksel, megjithatë thotë se kanë përdorur term ndryshe për nënshkrimin, duke thënë se “s’duhet ngecur në formalitete”, shkruan Express.
“Dhe mendojmë se është pak shpërqëndruese kjo puna e nënshkrimit, në vend se të lëvizet përpara me implementim dhe ekzekutim nga të dy palët. Dhe ky nuk është vetëm qëndrimi i SHBA-së. Në qëndrimin e Sholz, Meloni dhe Macron, ata folën për rëndësinë e lëvizjes përpara dhe të mos ngecet në çështje, ata përdoren term ndryshe për nënshkrimin, formalitete besoj se thanë, dhe ai mbetet qëndrimi ynë”, ka thënë ndër të tjera Jeff Hovenier./
Të tjera
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...