Lajme

Hovenier: Dje Qeveria e Kosovës na ndihmoi të arrinim aty ku tërë bashkësia ndërkombëtare donte

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 24 November 2022

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hoveiner, e ka vlerësuar punën e Qeverisë së Kosovës për arritjen e marrëveshjes për targat.

Ai në një intervistë ekskluzive për Rubikon, ka thënë se pala kosovare ishte tejet ndihmuese.

“Ne e shohim si një sukses shumë të madh dhe një hap shumë të madh përpara. Dua ta pranojë se Qeveria e Kosovë dje u angazhuara në një mënyrë që ishte konstruktive dhe e dobishme dhe na ndihmoi të arrijmë aty ku tërë komuniteti ndërkombëtar donte ta shihte fundit e kësaj”, është deklaruar Hovenier, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

“Kjo është pikëpamja ime fillestare për atë që ka ndodhur dje – një hap shumë i rëndësishëm përpara për të dyja shtetet”.

Intervistën e plotë do të mund ta ndiqni në Rubikon me fillim nga ora 20:45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera