Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, kanë uruar diplomatin e ri Anell Bajra, i cili do të shërbejë për një vit të plotë në Departamentin e Shtetit në Washington.

MPJD, thotë se Kosova do të përfaqësohet me një kuadër të ri dhe premtues i cili pa dyshim, nga kjo eksperiencë, do të sjellë përvojat më të mira në institucionet e Kosovës.

“Kosova do të mbetet aleatja më e ngushtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me një raport të fort dhe të pakontestueshëm”.

-Advertisement-

“Thellimi i bashkëpunimit dhe marrëveshjet si kjo, fuqizojnë më tej partneritetin e ngushtë ndërmjet diplomatëve dhe diplomacies”, ka thënë MPJD.