Lajme

Hovenier bën thirrje për drejtësi për gazetarët që kërcënohen ose sulmohen në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 02 November 2023

Më 2 nëntor shënohet Dita Ndërkombëtare për dhënien fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve.

Me këtë rast, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vendi i tij bën thirrje për drejtësi për gazetarët që kërcënohen ose sulmohen në Kosovë.

“Në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve, ShBA-ja përsërit thirrjet e saj për drejtësi për gazetarët që kërcënohen ose sulmohen në Kosovë dhe në mbarë globin”, tha Hovenier në një postim në X.

-Advertisement-

Ai shtoi se “një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokraci të shëndetshme. ShBA-ja mbron lirinë, pavarësinë dhe sigurinë e medias dhe pret përgjegjësi për ata që kërcënojnë ose sulmojnë gazetarët”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera