Lajme

Hotit “si pritet” për vendimin e kushtetueses, “nis” punën si kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 26 May 2020

Deri më së largu të premten e 29 Majit, do të mirret vesh nëse dekretimi i Avdullah Hotit të LDK-së nga Presidenti Hashim Thaçi është në vijë me Kushtetutën dhe mund të jetësohet.

Por, si duket, Hotit nuk po i pritet deri tek ky vendim, shkruan gazeta inFokus.

Pa ndonjë post aktual në Qeveri, Hoti, që është edhe profesor ekonomie, thotë që ka filluar komunikim me institucionet për të mobilizuar fondet për rimëkëmbje ekonomike të vendit.

-Advertisement-

“Është evidente se COVID-19 ka shkaktuar shok ekonomik, duke ndikuar negativisht në prodhim, punësim, të ardhura dhe eksporte. Prandaj, duhet ndërmarrë masa që sa më parë të normalizohet funksionimi i jetës ekonomike në vend.

Për mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike tashmë kemi filluar komunikimin me institucionet relevante për absorbimin sa më efikas të mbështetjes teknike dhe financiare”, ka shkruar Hoti.

Dekretimin e Hotit nga Thaçi e kundërshtoi dhe e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, Vetëvendosje, partia e kryeministrit aktual në detyrë, Albin Kurtit.

Me vendim të këtij të fundit, Hoti ishte shkarkuar nga posti i zëvendës kryeministrit të parë të kësaj Qeverie./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera