Lajme

Hotit i vjen kundërpërgjigja nga Anamorava e Lutës për foton me Kujtim Shalën

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 27 February 2021

Më 14 mars do të zgjidhet kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nga Kuvendi Zgjedhor.

I vetmi që publikisht ka shfaqur preferencën e tij për të drejtuar partinë është Anton Quni.

Imet Rrahmani, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, mëngjesin e së shtunës publikoi një fotografi në profilin e tij në Facebook krah nënkryetarit Lutfi Haziri.

-Advertisement-

“Mirëmëngjesi LDK-ista!”, ka shkruar Rrahmani.

Kjo fotografi duket se vjen si kundërpërgjigje ndaj asaj që u publikua të premten mbrëma nga nënkryetari tjetër i partisë, Avdullah Hoti, i cili u shfaq në krah të Kujtim Shalës.

Përveç Qunit, Shalës dhe Hazirit, ndër emrat e përfolur për të parin e partisë është edhe Lumir Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera