Avdullah Hotin e pret një seancë ‘e nxehtë’ për marrëveshjen e Uashingtonit
Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 14 September 2020
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të raportojë të enjten para deputetëve për marrëveshjen e Uashingtonit.
Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme. Në seancën e parë të sesionit vjeshtor pritet të shqyrtohen edhe disa pika tjera të papërfunduara nga seancat e kaluara.
Marrëveshja u nënshkrua më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Marrëveshja është kundërshtuar nga partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, të cilat kanë akuzuar Hotin se nuk ka sjellë nga Uashingtoni njohjen e premtuar, përderisa me marrëveshjen e nënshkruar ka dëmtuar Kosovën.
Vetëvendosja e kritikoi marrëveshjen për normalizim ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se disa nga pikat e saj janë gabim dhe shkelin Kushtetutën.
Zyrtarë të kësaj partie u ndalën kryesisht në pikën 7 të marrëveshjes, ku Kosova dhe Serbia pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë, me qëllim të përdorimit të përbashkët të liqenit të Ujmanit, i cili është furnizues jetik i ujit dhe energjisë në Kosovë.
Vetëvendosje ka akuzuar Hotin se ka pezulluar përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke bërë kështu një lëshim të madh dhe që paraqet shkelje të Kushtetutës.
Në një pikë të marrëveshjes, Kosova po ashtu dakordohet t’i bashkohet mini-Shengenit, një nismë kjo për bashkëpunim ekonomik rajonal që është shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore vitin e kaluar, e kundër së cilës ishte deklaruar edhe vetë kryeministri Hoti.
Vetëvendosje po ashtu ka paralajmëruar hapa për mocion për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës./E.Zeqiri/
Të tjera
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...
-
Emmerson: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si “kalë troje”
Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë. Dëshmitari është Ramiz Qer...
-
Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Duja...
-
Duda Balje u ndalua nga policia serbe në Merdarë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autor...
-
Aktivistët bllokojnë me ngjitës zyrën e profesorit Xhevat Krasniqi
Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Un...
-
PAMJE: “Fluturoi” mbi rrreth dhe mori shtyllën me vete, kështu përfundoi në pompë të derivateve vetura në Veternik
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Veternik ku një veturë ka përfun...
-
Ramiz Qeriqi pohon se kishte polici ushtarake në batalionin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i ...
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...
-
Ambasada britanike për zgjedhjet në veri: Bojkoti – pengesë për demokracinë
Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ...
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...
-
Dënohen me burg shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares, njëri lirohet
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 62 vite burgim të akuzuarit për d...