Hoti: Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, boshti i punës sonë
Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 26 May 2017
Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga kryeministri në detyrë Isa Mustafa kanë vizituar sot fabrikën e drurit “Dekor Metal Kosova” në Prishtinë, ku premtuan përkrahje për bizneset, si dhe politika fiskale të cilat do të jenë në shërbim të ambientit biznesor në vend.
Avdulla Hoti duke premtuar lehtësira fiskale tha se zhvillimi ekonomik dhe punësimi do të jenë boshti i punës së tyre që do të bëjnë gjatë qeverisjes, raporton Ekonomia Online.
“Jemi sot në këtë biznes për të treguar përkushtimin tonë që kemi në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e punësimit në qeverinë e ardhshme, ashtu siç kemi treguar në qeverinë që jemi në detyrë”, tha Hoti.
“Unë e përgëzoj këtë biznes të suksesshëm edhe të shëndosh. Kemi ndërmarr reforma fiskale për pakon e parë dhe e kemi të gatshme pakon e dytë fiskale që do t’i ndihmojë këtij biznesi për lëndë të para për imputet e prodhimit, dhe i garantojmë që në qeverinë e ardhshme ndihmojmë për t’i lehtësuar procedurat e të bërit biznes”, tha Hoti.
Kryeministri në detyrë Isa Mustafa tha se dëshirojnë që çdo lagje të ketë fabrika të tilla, biznese të tilla familjare të cilat hapin vende të reja të punës, sepse ndryshe nuk mund ta zgjidhin punësimin.
“Unë kamë dalë së bashku me kandidatin tonë për kryeministër për ta mbështetur. Unë kam besim të plotë se ndërmarrësit e këtillë me përkrahjen e qeverisë së ardhshme dhe të kryeministrit Hoti do të arrijnë që të zgjidhin problemin e papunësisë, të hapin vende të punës dhe të ofrojnë politika fiskale që janë të përshtatshme për bizneset, edhe për importe edhe për eksporte të produkteve tona dhe të kemi një vend në të cilin ne do të dëshirojmë të jetojmë”, tha Mustafa.
Avni Krasniqi Pronari i fabrikës së drurit “Dekor Metal Kosova”, tha se shpreson që edhe në të ardhmen do të përkrahen bizneset.
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...