Lajme

Hoti vonohet 15 minuta në takim, kryetari i Sindikatës nuk pranon ta takojë

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 27 January 2021

Ishte i ftuar në takim nga kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti, mirëpo vonesa e shefit të Qeverisë ka bërë që kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi mos ta takojë atë.

Azemi tha se Hoti është vonuar në takim për 15 minuta.

Prandaj sipas tij, tani për tani ata nuk janë të gatshëm që asnjë subjekti politik dhe as kryeministrit në detyrë të ia falin asnjë minutë pa ua përmbushur kërkesat që kanë.

-Advertisement-

“Në fakt me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, sot është caktuar dita ku do të takohemi në orën 09:30 megjithatë do të thotë kryeministri është vonuar më shumë se 15 minuta dhe ne e kemi disiplinën tonë që nuk i falemi asnjë minutë askujt, kanë qenë dy arsye që pse kryeministri është vonuar 15 minuta dhe arsyeja e dytë sepse ne kemi pasur informacione që në një far forme që takimi do të jetë një far takime për premtimet për të ardhmen dhe ne si sindikatë tani më jemi shumë të njohur për punëtorët dhe nuk kemi nevojë të marrim premtime prej askujt”.

“Sindikata e sektorit privat të Kosovës, kryeministrit ia ka qit kërkesat në tavolinë në momentin kur asi është i gatshëm le të na thërret dhe ne shkojmë përndryshe nuk kemi nevojë të marrim premtim sepse është kohë fushate dhe ai e ka kërkesën paga minimale, pagesa e stimulimit për punëtorët teknik të spitaleve dhe tash për punëtorët teknik për shkolla qyshe bëri. Ne me asnjë parti dhe me as kryeministrin nuk jemi të gatshëm të dëgjojmë fjalime se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve. Dhe kur është i gatshëm ai me nënshkruar ne shkojmë përndryshe nuk jemi të gatshëm me ja fal asnjë minutë askujt”.

“Unë jam tepër principiel dhe në ora 09:45 kryeministri ka qenë në një takim tjetër dhe ne nuk pritëm, dhe nuk kemi çka bisedojmë me kryeministrin më sepse ai i ka letrat në tavolinë bënë pagesat nënshkruajmë dhe nuk bënë gjithçka është në zero”.

Mes tjerash Azemi ka theksuar se pagesat që i kanë kërkuar Qeveria i ka pranuar, mirëpo ai thotë se ato ende nuk janë bërë dhe ai ka thënë se tashmë kanë filluar procedurën ligjore.

“Ne jemi komod tani sepse pagesat që ne i kemi kërkuar qeveria i ka pranuar dhe nuk i ka paguar atëherë ne kemi procedurën ligjore tash që kemi filluar me gjyq. Ne në takim do t’i shkojmë vetëm në momentin kur të nënshkruhet marrëveshja”/EO.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera