Lajme

Hoti vjen me plan më të madh se Kurti për rimëkëmbjen ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 03 June 2020

Avdullah Hoti, kandidati për kryeministër nga LDK-ja është duke shpalosur planin për rimëkëmbjen ekonomike në seancën për votimin e qeverisë së re të me të cilën do të udhëheqë ai.

Hoti ka thënë se plani për rimëkëmbjen ekonomike do të bëhet përmes një programi i cili parasheh 1.2 miliardë euro.

Ndryshe nga qeveria Kurti e cila ka paraparë 1.1 miliardë euro për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së koronavirusit.

-Advertisement-

“Rimëkëmbja ekonomike do të kemi një program të veçante për rimëkëmbje ekonomike. Masat për rimëkëmbje ekonomike do të bazohen në një analizë të ndikimit për covid 19 përmes një programi 1,2 miliardë euro. Do të themelohet fondi për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë Hoti./Gazeta inFokus/

Ketu mund ta ndiqni live seancen:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera